Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, ka komentuar akuzat që SPAK ngriti ndaj Sali Berishës. Sipas tij, Sali Berisha po bën të kundërtën e asaj që duhet të bënte. Shabani tha se strategjia e Berishës është që “Gjyqin politik ta bëjë në gjykatë dhe Gjyqin juridik ta bëjë në media”.
Sipas tij, SPAK duhet të merret dhe me çështje të tjera, pasi Berisha ka shumë zullume. “S’më bën sens, ndoshta i del mirë. Berisha ka më tepër zullume dhe kusure se sa kjo. Besoj se SPAK do ja rendisë gjithë zullumet që ka bërë për sa ka qenë në pushtet. Ka përdorur të gjithë shtetin për të pasuruar gocën, djalin, dhëndrin”, tha Shabani.
Ai bëri edhe një krahasim rasti, duke kujtuar se edhe pronat e familjes së tij ishin marrë si tiranas autokton, por që as ai dhe as familja nuk i kishin marrë kurrë, po për faj të ligjeve të dikurshme të Berishës.
“Vjen Berisha nga Viçidoli në Tiranë dhe i merr këto prona fal pushtetit që ka pasur. Ka dalë madje ish-pronar dhe jo pronar. Ndërkohë që ata që janë këtu, kane 34 vite s’marrin dot prona, pikërisht prej Berishës”, kujtoi Shabani.
Megjithëse sipas tij ata aktivizojnë grupe kriminale, që i nxjerrin në rrugë, mobilizojnë dhe intimidojnë duke i përdorur, përsëri nuk ia dalin dot kundër drejtësisë.
“Berisha ka humbur gjyqe në Angli dhe në Amerikë. I bie që gjithë bota është e korruptuar dhe vetëm Berisha ia kalon në ndershmëri. 70 për qind e njerëzve e besojnë SPAK-un, por Berisha po e përdor për ta sulmuar SPAK-un”, përfundoi Shabani i ftuar në “Report TV”.