Nga Velipoja, në Ksamil! Policia bllokon 24 mjete lundruese dhe vendos gjoba ‘të kripura’: Rrezikonin pushuesit në plazhe

Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese përgjatë vijës bregdetare në vend.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, me qëllim parandalimin e incidenteve.

Bëhet e ditur se mjetet e bllokuara janë 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone.

Ndërkohë Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.


Njoftimi i policisë:

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve që mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i mjeteve lundruese dhe shkeljes së perimetrit të sigurisë në plazhet e vendit.

Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone.

17 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

4 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.

Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 3 raste, duke ndihmuar dhe shpëtuar 4 shtetas që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com