Nga trafiku i drogës te përdhunimi, arrestohen 19 kandidatë në zgjedhjet e tetorit në Brazil

Policia Federale në Brazil ka arrestuar në dy ditët e fundit 19 kandidatë në zgjedhjet lokale të 6 tetorit, ndaj të cilëve kishte urdhër arreste për vepra nga më të ndryshmet dhe të rëndat penale.

Akuzat që rëndojnë ndaj personave të arrestuar janë nga më të ndryshmet, nga mospagimi i taksave te trafiku i drogës, nga korrupsioni te mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, deri te përdhunimi i të miturve.

Sipas Policisë Federate të Brazilit, arrestimet janë kryer në disa shtete të Brazilit dhe përfshijnë kandidatë nga parti të ndryshme, të cilët kanë tentuar ta përdorin garën e tetorit ndoshta edhe për të fshirë këto akuza ndaj tyre.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com