Në shpërthimin e rëndë në Lushnjë ku mbetën të vdekur babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha ka qenë i pranishëm edhe djali më i vogël Klejdi Hoxha i cili ka parë ngjarjen.
Kështu ka deklaruar i mituri Ilia Sota i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi. Në dëshminë e dhënë në polici, Sota ka treguar se kishte shkuar në ngjarje për të takuar shokët e tij, viktimën dhe vëllain e tij Klejdi Hoxha të cilët po punonin në objektin ku ndodhi ngjarja.
Sota ka rrëfyer se ka parë 2 shokët e tij dhe babanë e tyre me disa punëtorë të tjerë të cilët ishin lartë në një makinë me vinçë dhe po përdornin një pajisje prerëse që nxirrte flakë si saldim.
Fatmirësisht djali i vogël është larguar nga vendngjarja pak momente para se të ndodhte shpërthimi.
Në momentin që po kryheshin punimet me vinç, Ilia Sota ka treguar se dëgjoi një shpërthim të fuqishëm dhe u rrëzua në tokë, më pas u përmend në spital./m.j