Nga plazhi artificial te hotelet luksoze, Alabbar jep detaje për Portin e Durrësit: Do të jetë më i bukur se çdo gjë tjetër!

Kreu i kompanisë Emaar, Mohamed Alabbar ka zhvilluar një tjetër intervistë këtë të Enjte me gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion” në Tv Klan. Këtë herë, në terren…

Meqënëse kompania e tij po merret me ndërtimin e Portit të Durrësit, ai shpjegoi  me detaje projektin e Marinës. Alabbar theksoi se po ndërtohet një plazh krejtësisht i ri, të cilin e cilësoi artificial pasi sipas tij do të shtohet tokë e re. Një treg publik peshku, shtëpitë rreth marinës, bare, restorante e hotele janë ndër të shumtat pjesë që përbëjnë këtë projekt madhështor.

 

Pjesë nga intervista:

-Zoti Alabar, këtu do të ngrihet ndërtesa juaj e parë?

A: Këto janë ndërtesat tona e parë. Punimet kanë nisur.

-Kjo është ndërtesa e parë.

A: Këto janë dy të parat.

-Të cilat shikojnë detin.

A: Jemi duke ndërtuar një plazh të ri. Mund të shikoni…

-Çfarë do të thotë plazh i ri?

A: Do të thotë që është i ri. Vendosim tokë të re, bazë të re. Është një plazh komplet i mbrojtur.

-Aty është plazhi i ri?

A: Është komplet i ri.

-Është një lloj plazhi teknik le të themi?

A: E quajmë plazh artificial, që do të thotë se ne kontrollojmë dallgët, cilësinë e ujit…

-Si mund ta bëni cilësinë e ujit?

A: Sigurisht që mund ta bëjmë.

-Si?

A: Kjo nuk është hera e parë që e bëjmë. E bëjmë në të gjitha projektet tona në të gjithë botën. Ndonjëherë mund të kontrollojmë edhe temperaturën e ujit.

-Edhe temperaturën e ujit?

A: Sigurisht. Sigurisht. Duhet të menaxhojmë koston, por mund të kontrollojmë gjithçka. Pra është më i pastër se ujit i detit.

-Do t’ju pyes për plazhin aty. Po këtu sa ndërtesa do të ndërtoni?

A: Ky është kantieri për 3 ndërtesat e parë.

-3 ndërtesat e para?

A: Si fillim do të jenë dy. Do të jenë edhe dy në anën tjetër.

-Këtu do të jetë fillimi i projektit. Ku vazhdon?

A: Vazhdon në atë drejtim.

-Në atë drejtim.

A: Si pjesë e parë, po. Shkon brenda dhe drejt qytetit të Durrësit. Kjo është faza e parë.

Po faza e dytë?

A: Tek faza e dytë, lëvizin drejt portit të peshkimit. Pra do të shkojmë në anën tjetër, e cila në fakt është më pranë qytetit.

-Pranë portit aktual.

A: Po. Në fakt aty ndodhet një port i vogël peshkimi. Kryeministri na ka kërkuar…

-Port peshkimi do të thotë peshkatar, varka që vijnë për të sjellë…

A: Jo, është aty. Ne do të ndërtojmë mbi të. Kemi projektuar një treg publik peshku të mrekullueshëm. Po. Do të doja shumë të të tregoja projektin. Duam të përdorim peshkun e freskët i cili vjen dhe duam të ftojmë restorante, operator ushqimor, pra do të jetë një treg publik.

-Do të jetë një kombinim midis treg peshku, restoranti, tregu publik…

A: Patjetër. Zhvilluam një konkurs ndërkombëtar që zgjati nëntë muaj me një vit. Ishte një konkurs ndërkombëtar dhe zgjodhëm një projektues spanjoll.

-Ku do të ndodhet marina?

A: Në fakt, i gjithë porti do të mbetet këtu. Pra i gjithë porti do të jetë marina.

-Pra njerëzit do të shkojmë brenda portit…

A: Po, po. Do të ta tregoja te modeli. Pjesa e brendshme e portit është marina.

-Kjo do të thotë se e gjithë marina do të jetë përqark dhe shtëpitë do të jenë përreth marinës.

A: Sigurisht.

-Ndërtesat do të jenë të reja. Do të jenë me 1-3 dhoma gjumi, madje edhe më të mëdha. Po shërbimet. Çfarë shërbimesh do të ofroni?

A: Është pak komplekse për tu shpjeguar. Ne ofrojmë gjithçka.

-Çfarë do të thotë gjithçka?

A: Ndërtojmë rrugët. Mund t’i shikoni. Ndërtojmë rrjetin e ujësjellës kanalizimeve, atë të fibrave optike. Rregullojmë peizazhin. Kujdesemi për sigurinë. Kujdesemi për pastrimin. Kujdesemi për hotelet…

-Do të ketë restorante, bare, dyqane..?

A: Baret dhe restorantet… Do ju them historinë. Si përzgjedhim vendin ku do të vendosim restorantet. Jam shumë serioz.

-Më tregoni historinë.

A: Ne kemi një prej kompanive më të mëdha në botë e cila vendos se ku duhet të vendosen restorantet, ku do të vendosen kafenetë dhe më pas…Supermarketet janë një biznes shumë i mirë, ndërkohë kafenetë e zbukurojnë lagjen tuaj. Ju duhet të vendosni çdo gjë në vendin e duhur. Më pas kur të vendosni vendndodhjen e supermarketit, do të keni nevojë për logjistikën, për ato të cilët do vijnë për të sjellë ushqimet brenda në supermarket.Ajo që unë dua të them është që nuk ngatërrohemi tek shitjet me pakicë. Neve na pëlqen të përdorim operatorët vendas. Operatorët e restoranteve. Shitësit me pakicë të cilët do të vijnë të përdorin shërbimet tona.

-Kjo do të thotë se kjo zona do të jetë e mbushur me shërbime, me restorante, kafene, bare, supermarkete.

A: Kështu është i gjithë masterplani.

-Vazhdon ideja për të sjellë këtu brandet më të njohura për dyqanet?

A: Mendoj se kështu është jeta.

-Kështu është jeta, por Shqipëria nuk është ende e përgatitur për dyqanet e mëdha…

A: As Dubai në të kaluarën nuk ka qenë i përgatitur.

-Duhet të krahasoni Dubain me Durrësin?

A: Mendoj se duhet të krahasojmë gjithçka me zhvillimin. Çdo gjë duhet të jetë zhvillim.

-Mendoj që Shqipëria duhet të krahasohet me projekte të ngjashme si Porti i Malit të Zi, Portonovi. Mendoni se Durrësi do të jetë më i madh se i njëjti koncept?

A: Nuk ka të bëj me të qenit më i madh. Mendoj se Durrësit do të jetë më i bukur se çdo gjë tjetër.

-Jeni i sigurt për këtë gjë?

A: Po. E dini pse? Sepse mendoj që është njerëzore që ne të bëjmë gjëra më të mira çdo vit. Ju në biznesin tuaj dhe unë në biznesin tim. Mendoj se njerëzit në Mal të Zi kanë bërë një punë të mrekullueshme por kanë kaluar 15 vite. Është shumë bukur. Vazhdon të duket shumë mirë. Por të na vijë turp neve. Duhet të bëjmë diçka të jashtëzakonshme.

-Plazhi do të jetë për rezidentët apo do të jetë i hapur edhe për publikun?

A: Është shumë herët për ta thënë. Mendoj se do të jetë i hapur për rezidentët sepse komuniteti është i madh në përgjithësi. Ky është projekti i tyre. Është një prioritet për ta. Jam i sigurt se do të krijojmë një skemë, një formë anëtarësimi që të vijnë edhe njerëz të tjerë që duan të bashkohen. Dhe ju thash për plazhin. Gjëja e mirë me këto plazhet artificiale është se tani e kanë cilësinë e ujit më të mirë se deti, e kanë cilësinë e rërës i cili më i mirë se ai i detit, ndonjëherë ne kontrollojmë edhe temperaturën e plazhit, më mirë se të detit.

-Dhe ky është i gjithi plazhi i ri që ju po ndërtoni.

A: Mendoj se do të zgjatet 1 km drejt Durrësit.

-1 km…

A: Po, nga këtu deri në brendësi.

-Mund të më shpjegoni pse cilësia e ujit dhe e rërës dhe pastrimi i ujit është më i mirë se në një dete normal?

A: Natyra njerëzore ditën e sotme… Të gjithë janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre. Të gjithë. Dhe njerëzit e duan këtë gjënë ekstra. Cilat është kjo gjëja ekstra? Njerëzit ndihen më të sigurt në një mjedis të kontrolluar. Kjo është arsyeja që nëse shkoni në një resort, do të shikoni më shumë njerëz në pishinë se në dete.

-Kjo është e vërtetë dhe më habit.

A: E di, edhe mua.

-Edhe në plazhet më të bukura.

A: Patjetër. Unë operoj njëqind hotele…

-Sa?

A: Njëqind. Në çdo hotel kam plazh dhe pishinë. Shumica e njerëzve qëndrojnë në pishinë ngaqë preferojnë mjediset e kontrolluara. Megjithatë ne do i japim atyre edhe plazhin normal. Nuk kemi asnjë problem. Këto janë gjërat që duhet të përparojmë. Nëse duam ta bëjmë këtë gjë më mirë se çdo vend tjetër i botës na duhet ta bëjmë kështu.

-Por si keni për të kontrolluar temperaturën e ujit të detit?

A: Mund ta kontrolloni temperaturën. Nuk jemi të sigurt nëse në Durrës do e bëjmë këtë gjë, kontrollin e temperaturës…

-Mund të mos jetë i nevojshëm.

A: Nuk e dimë.

-Por në përgjithësi.

A: Po, patjetër. Është shumë e lehtë. Kushton para për të kontrolluar temperaturën por ju patjetër që mund ta bëni nëse doni.

-Më pas, ju thatë që edhe dallgët do të jenë të kontrolluara.

A: Po. Edhe dallgët mund të kontrollohen.

-Gjithashtu. Dhe me çfarë lloj rëre do ta ndërtoni? Nga do e sillni rërën?

A: Mendoj se do të sjellim rërë vendase dhe ne duam që plazhi jonë të jetë një plazh shqiptar. Nuk donim të dukej shumë i çuditshëm, që të jem i sinqertë me ju. Duhet ti përshtatet Durrësit. Ne nuk jemi në Bahamas.

-Do të sillni ndonjë brand të madh hotelesh?

A: Ne kemi brandet tona ndërkombëtare. Merremi me St Regis nëpër botë, me Fastoria-t nëpër botë. I kemi gjithë brandet me vete. Si fillim do të kemi Bristol-in. Hoteli i parë luksoz do të jetë Bristol-i.

-Po, do të jetë Bristoli. E kam parë projektin. Kur do të jetë gati faza e parë e projektit?

A: Ju po shikoni punën që  po bëhet këtu. Nuk dua të gabohem, por mendoj se jemi 24 muaj larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com