Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë kryeparlamentarin aktual Talat Xhaferi.
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë krye-parlamentarin aktual Talat Xhaferi.
“BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.
Lidhur me koalicionet parazgjedhore të mundshme, sipas Osmanit organet e partisë kanë autorizuar Ahmetin që të vazhdojë negociatat dhe t’i propozojë partisë përcaktimin me të cilin do të shkohet në zgjedhje.
Rendi ditës:
- Zhvillimet Politike në vend
- Parapërgaditjet për zgjedhjet
- Zgjedhjet brendapartiake
- Të ndryshme
Vendimet:
- Vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
- Kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga 28 janari do jetë Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi
- Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor për Zgjedhjet 2024 u zgjodh Fatmir Besimi
- Autorizohet Kryetari i Partisë që të vazhdojë diskutimet me partitë politike dhe të marrë vendim për koalicionet eventuale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”, thuhet në njoftimin e Bujar Osmanit.