Bono i U2, Hillary Clinton dhe miliarderi George Soros, janë ndër personalitet që janë vlerësuar me nderimin më të lartë civil të Amerikës nga presidenti në largim Joe Biden.
Medalja Presidenciale e Lirisë do t’u jepet 19 personave këtë vit, përfshirë ikona të kulturës, politikanë dhe aktivistë.
Ata janë zgjedhur sepse janë “njerëz të mirë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për vendin e tyre dhe botën”, tha Shtëpia e Bardhë.
Bono, emri i vërtetë i të cilit është Paul David Heëson, tashmë është nderuar me nderin më të lartë kulturor të Francës dhe ka marrë titullin kalorësi nderi. Ai njihet për fushatën kundër varfërisë dhe mbështetjen e personave me HIV/AIDS.
Filantropisti miliarder dhe donatori i madh demokrat George Soros dhe politikania amerikane Hillary Clinton janë gjithashtu në mesin e të vlerësuarve.
Në vitin 2018, Soros, financier me origjinë hungareze, ishte një nga kritikët e profilit të lartë të Donald Trump.
Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit, mori çmimin vetëm disa javë përpara se ish-rivali i saj politik të betohet si president. Ajo humbi ndaj Trump në zgjedhjet e vitit 2016.
Aktorët si Denzel Washington dhe Michael J Fox kanë marrë medaljen e artë së bashku me yllin e futbollit Lionel Messi, basketbollistin në pension të Los Angeles Lakers, Earvin “Magic” Johnson dhe stilistin Ralph Lauren.
Themeluesi i Institutit Amerikan të Filmit, George Stevens Jr dhe ish-kryetari i Qendrës Kennedy, David Rubinstein janë gjithashtu në mesin e të vlerësuarve me medalje.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Robert F Kennedy, ish-Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter, udhëheqësja e të drejtave civile Fannie Lou Hamer dhe ish-guvernatori i Miçiganit George Ë Romney marrin çmimin pas vdekjes.
E themeluar nën ish-presidentin John F Kennedy, medalja jepet sipas gjykimit të presidentit me këshillën e një paneli të jashtëm këshillues.