Mbrëmjen e së premtes, në formatin më të ri të ‘Ferma VIP’, u eliminua një konkurrent për herë të parë.
Ajo ishte Rigelsa e cila ishte në nominim kokë më kokë me Niko Komanin.
“Të them të drejtën këto ditë i përjetova 50/50. Në disa momente mendoja që mund të dal e në disa të tjera jo. E kisha atë dëshirën të vazhdoja sepse siç e kam thënë edhe nëpër klipe Rigelsa është shumë guximtare dhe ka shumë dëshirë të vendoset nëpër sfida”.- është shprehur Rigelsa.
E përveç një eliminimi, një banor i ri u bë gjithashtu pjesë e fermës.
Egzon Berisha është banori më i ri, hyrja e të cilit u shoqërua me humor në fermë.