Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kapet kontenieri i dytë me 100 kg kokainë në portin e Pireut

210 kilogramë kokainë nga Amerika Latine janë kapur nga policia greke në Portin e Pireut. Droga u gjet e fshehur brenda një kontejneri me karkalec të ngrirë. Lënda narkotike ishte nisur nga Panamaja, ndërsa sipas mediave greke, destinacioni ishte Shqipëria.

Prej aty do të shpërndahej në vendet e Evropës Qendrore dhe Veriore. Këto janë pamjet e drogës së sekuestruar në Portin e Pireut. Pakot mbanin të stampuar shenja dalluese për tërheqjen e drogës ndërsa sinjalizimi për ngarkesën është dhënë nga DEA amerikane.

Policia helene ka arrestuar 4 persona, 2 shqiptarë dhe 2 grekë. Nga mediat greke mësohet se shqiptarët janë një 48-vjeçar i cili quhet Jasona Mërkuri, i cili njihet dhe me dy emra të tjerë ndërsa i prangosuri tjetër është Marsel Stafaj, 36 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë greke, Mërkuri ishte drejtuesi i grupit të narkotrafikut. Ndaj tij kishte një urdhër-arresti për përfshirjen në një tjetër rast të trafikimi droge. Rezulton se në vitin 2017 ishte dënuar me 20 vite burg si financuesi dhe drejtuesi i një grupi që prodhonte pilula Kaptagon në një laborator të vendosur në një lagje të Athinës.

Disa orë më pas një kontejner i dytë me 100 kg kokainë u lokalizua po në Portin e Pireut. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e lidhjes me sasinë prej 210 kg të gjetur në mëngjes në një kontenier me karkaleca të ngrirë. Sipas informacioneve, rasti i kontenier të dytë paraqet karakteristika të ngjashme me rastin e 210 kg kokainë, por do të jenë hetimet që do të verifikojnë nëse të dy rastet kanë lidhje.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com