Sipas Komunitetit humanitar të OKB-së, në Gaza popullsia është ulur nga 2.3 milionë njerëz në rreth 2.1 milionë, pas mijëra vdekjeve dhe eksodit të palestinezëve.
Andrea De Domenico, i cili kryeson zyrën humanitare të OKB-së për territoret palestineze, tha se nëntë muaj pas luftës së Izraelit në Gaza, 110 000 njerëz janë larguar dhe kanë kaluar në Egjipt që nga tetori, dhe afër 38 000 palestinezë janë vrarë në luftën e Izraelit. Mbi 87 000 palestinezë janë plagosur, ndërsa 10 000 të tjerë mendohet të kenë mbetur nën rrënojat e shtëpive të bombarduara. “Megjithatë, kjo nuk përjashton faktin se disa njerëz që u larguan nga vendi mund të kthehen”, tha De Domenico në një konferencë shtypi të OKB-së nga Jerusalemi.
Që nga tetori 2023, rreth një milion gra dhe vajza janë zhvendosur disa herë në kërkim të një vendi të sigurt në të gjithë Gazën. Mes rreth 155 000 grave shtatzëna dhe me foshnje të porsalindura, mungesat e mëdha të ushqimit, ujit, strehimit dhe aksesit në kujdesin shëndetësor paraqesin rreziqe kërcënuese për jetën.
/a.r