Neza: Basha, i rrezikuar nëse nuk ndryshon sistemi; Karabina: Rithemelimi është drejt tretjes

Analisti Sami Neza parashikon se e vetmja mundësi për mbijetesë e Bashës në zgjedhje është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga proporcional në një zonë të vetme zgjedhore, pasi mbështetja në zgjedhje do të jetë për “Rithemelimin”.

Por ky argument është kundërshtuar bnë emisionin ‘3D’ në RTSH nga zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, e cila deklaroi se “Rithemelimi” është drejt tretjes.

“Efikasiteti në prag të zgjedhjeve buron nga numrat në Kuvend apo të verifikuar në zgjedhje. Shumë vota të opozitarëve shkojnë te ‘Rithemelimi”. Deputetët e Bashës do ishin efektivë, nëse do ishin më shumë aktiv. Ata janë zgjedhur nga votat e PD-së. Ata duhej të kishin bërë sjellje opozitare. E kanë ngushtuar hapësirën afër së djathtës. Mund të tërheqin vota për shkak se ka kundërshtarë ndaj Berishës e Bardhit. Por janë pak vota. E vetmja mundësi e Bashës është të ndryshojë sistemi. Në sistemin proporcional që është në fuqi nuk merr gjë.”, tha Neza në ‘3D’.

Por sipas Karabinës, ‘Rithemelimi’ është drejt tretjes, pasi nga një zgjedhje në tjetrën po vjen duke u zvogëluar.

“Rithemelimi është drejt tretjes. As nuk e bashkoi partinë, as nuk u zmadhoi si parti. Nuk e sjellin partinë në pushtet.”, tha Karabina.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com