Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se do të eliminojë Hamasin. Këtë deklaratë ai e bëri pas një takimi që mbajti këtë të enjte me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
“Sapo përfundova një takim me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, menjëherë pasi vrasësit e Hamasit vranë izraelitët këtu në Jerusalem dhe i thashë: ‘Ky është i njëjti Hamas. Ky është i njëjti Hamas që kreu masakrën e tmerrshme më 7 tetor, i njëjti Hamas që përpiqet të na vrasë kudo’,” tha ai në një deklaratë.
“I thashë: ‘U betuam dhe u betova për të eliminuar Hamasin. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do ta vazhdojmë këtë luftë deri sa të arrijmë tre qëllimet: të lirojmë të gjithë pengjet tona, të eliminojmë plotësisht Hamasin dhe të sigurojmë që Gaza të mos përballet më kurrë me një kërcënim të tillë.“, shtoi më tej Netanyahu.