Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke folur me ushtarët, u bëri thirrje përsëri civilëve palestinezë që të largohen nga veriu i Gazës – një thirrje që grupet humanitare kanë thënë vazhdimisht se nuk është realiste.
“Asgjë nuk do të na ndalojë,” tha Netanyahu, shkruan Al Jazeera.
“U bëj thirrje të pa përfshirëve: Dilni jashtë. Dilni, lëvizni në jug, sepse ne nuk do të ndalemi në aktivitetin tonë për të eliminuar terroristët e Hamasit”, tha Netanyahu.
“Ne do të ecim përpara. Ne do të përparojmë dhe do të fitojmë dhe do ta bëjmë këtë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë.”, shtoi kryeministri i Izraelit.