Netanyahu kërkon që zyrtarët e lartë t’i nënshtrohen “testit të së vërtetës”, ngre dyshime te kabineti i tij

Anëtarët e kabinetit dhe zyrtarët e rangut të lartë që ndjekin diskutimet për çështjet e sigurisë kombëtare në Izrael do të duhet t’i nënshtrohen testit të poligrafit, ose i njohur ndryshe si “testi i të vërtetës”.

Kryeministri Benjamin Netanyahu kërkoi nisjen e kësaj procedure duke argumentuar se shumë detaje të diskutimeve të qeverisë po zbuloheshin për shtypin dhe publikun e gjerë.

“Kemi një plagë rrjedhjesh dhe unë nuk jam i gatshëm të vazhdoj kështu, prandaj kërkova promovimin e një ligji që të gjithë ata që ulen në kabinete dhe diskutime për sigurinë, do t’i nënshtrohen një poligrafi”, u shpreh kreu i qeverisë izraelite.

Komentet e kryeministrit sipas mediave në Izrael vijnë pas mbulimit të gjerë të shtypit se si një takim i thirrur për të trajtuar çështjen e Gazës së pasluftës përfundoi me ashpërsi dhe akuza të enjten e kaluar, duke shpërthyer në një grindje zemëruar midis anëtarëve të kabinetit dhe udhëheqjes së lartë ushtarake.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com