Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë kushtet e propozuara të Hamasit për armëpushim duke thënë se “fitorja totale” në Gaza është e mundur brenda disa muajsh.
Ai foli pasi Hamasi parashtroi një sërë kërkesash në përgjigje të një propozimi të armëpushimit të mbështetur nga Izraeli
Bisedimet po vazhdojnë për të arritur një lloj marrëveshjeje.
“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç një fitoreje të plotë dhe përfundimtare”, tha Netanyahu në një konferencë për shtyp të mërkurën.
“Nëse Hamasi do të mbijetojë në Gaza, është vetëm një çështje kohe deri në masakrën e ardhshme”, tha ai.
Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri i tha agjencisë së lajmeve Reuters se komentet e Netanyahu tregojnë se ai synon të vazhdojë konfliktin në rajon.
Egjipti u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë fleksibilitetin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje të qetë, tha burimi
/a.d