Nesturi: Rama po projekton fitoren e zgjedhjeve të ardhshme

Analisti Plator Nesturi, ka komentuar mbledhjen e qeverisë “Rama” në Shëngjin, duke e analizuar atë në planin se kreu i qeverisë po planifikon fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, strategjia e Ramës që bën mbledhje të tilla është që nuk janë të zakonshme, sepse hedhin piketa dhe përcaktojnë strategjinë për të ardhmen. Nesturi ka nënvizuar se shumica s’ka asnjë merak se nuk ka ndonjë rival të fortë politik përballë që të ndjej shqetësim.

“Rama nuk shfaqet vetëm si kryeministër, por dhe si kryetar i PS, pasi ai po shtrëngon vidat e qeverisjes dhe të PS, duke u përgatitur për betejat ardhshme elektorale dhe qeverisëse. Ai nuk do që të tigëllojë si fitues që s’ka kundërshtar, por do të japi mesazhin se PS-ja e meriton fitoren sepse ka tendencën për ndryshim dhe qeverisje më të mirë. Ka beteja që janë në Kuvend, por që degëzohen edhe më poshtë në mënyrë që kjo të shtrihet jo vetëm në qeverisjen e tij, por edhe në një këndvështrim më të gjerë që kanë të bëjnë me faktin se socialistët nuk kanë sfida me kundërshtarët, por me mënyrën e qeverisjes.”, tha Nesturi.

Sipas tij, Rama po vendos piketa të reja dhe se ndryshimet ai i bën si paketë, duke krijuar një superministri.

“Mund të ketë ndryshime dhe të drejtorëve të përgjithshëm që janë në qeverisje. Duket se koha e teknicienëve nuk është më. Do kemi ndërthurje dhe të figurave të reja që janë një miks politik dhe teknik. Gonxja nuk është një emër i panjohur. Ai ka kontribut të vetin dhe në politikë, si dhe ka imazhin e vet. Unë mendoj se ai duhej të kishte qenë më parë si pjesë e qeverisjes së kabinetit “Rama”.”, tha Nesturi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com