Nesturi: Protesta e opozita s’ka popullaritet. Një opozite të fortë nuk i duhet qeveria teknike

Analisti Plator Nesturi i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini, deklaroi se opozita nëse nuk arrin të ketë sukses më këto protesta do ti kthehet në bumerang.

Unë e kam kritikuar këtë protestën e opozitës, theksoi ai-sepse më duket shumë e sforcuar dhe për më tepër për të pasur një lloji vëmendje se sa jep ndonjë kontribut real.

“Nuk më duket se ka sjell ndonjë popullaritet këto aksione të opozitës. Ndaj për mua kjo është një mënyrë që opozita ka zgjedhur për ta mbajtur të sforcuar këtë situatë dhe i duhet për të avancuar në kërkesa politike, sidomos më kërkesën për një qeveri teknike.

Për Nesturin kjo sjellje e opozitë është një mënyrë për të fituar kredibilitet por në rast se nuk ka rezultat i bënë krejtësisht dëm.

“Një opozitë e fortë që e ndjen që është e fuqishme nuk ka nevojë as për qeveri teknike por avancon përpara dhe i imponohet qeverisë në të gjitha rastet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com