Nesturi: Berisha shtoi listën e diplomatëve që sulmon

Analisti Plator Nesturi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se Berisha ka shtuar numrin e diplomatëve që sulmon.

Nesturi tha se Berisha ka ashpëruar gjuhën si ndaj sistemit të drejtësië ashtu edhe ndaj ndërkombëtarëve.

Ai vuri në dukje se këtë lloj sulmi politik po nëpërkëmbet dinjiteti institucioneve të drejtësisë.

Motorët e sulmeve dhe shpifjeve si ndaj sistemit të drejtësisë, jo vetëm ndaj Dumanit por duke e shtuar këtë gjë me ambasadorët. I është shtuar lista e ambasadorëve që sulmon. Dikur kishim Yuri Kimin, tani janë shtuar edhe të tjerë. Kjo lloj sfide ka një fund. Ju mund të thoni se është aspekt procedural fakti i çuarjes në gjykatë të masës së arrestit, por këtu kemi të bëjmë edhe me dinjitetin e institucionit që po nëpërkëmbet politikisht nga një pjesë e politikës”, u shpreh Nesturi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com