Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland tha gjatë konferencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Tiranë se problemi I korrupsionit në Shqipëri duhet të mbahet nën kontroll.
“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsionin do të integrohet në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim.
Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standardet e BE. Ju nevojitet ky fokus dhe ky vendosmëri dhe ne do ju mbështesim për këtë. Nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë e vetme dhe ne duam të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë. Ajo që ne nxisim dhe inkurajojmë është që Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj”, tha zyrtarja e DASH.
Zyrtarja e DASH theksoi se çdo vend i rajonit duhet të fokusohet tek sipërmarrjet dhe investimet, duke shtuar se SHBA dhe BE janë mbështetëse të kësaj.
“Nuk mendoj se ka gjë më motivuese sesa sipërmarrësit dhe personat e biznesit që duan të investojnë në këtë rajon dhe duan të mbeten këtu me vende të mira pune. Këto konferenca janë të mira për të çuar përpara këtë do të ishte shumë mirë nëse do kishte një rezultat që do të vinte në fund të kësaj dhe mund të merreni veprime. Ju keni nevojë të shihni shumë larg për të parë përfitimet e bashkëpunimit rajonal në qa
/a.r