“Nëse nuk martohem me ty…”/  Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut, letra që i ndryshoi jetën

Amalia Damonte, një grua nga lagjja Flores e Buenos Airesit, ishte dashuria e parë e Jorge Mario Bergoglios ose siç e njohim Papa Françesku, shumë kohë përpara se ai të bëhej udhëheqësi shpirtëror i më shumë se një miliard katolikëve në mbarë botën.

“Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift”, i shkroi ai në një letër dashurie në moshën 12-vjeçare, shoqëruar me një vizatim të një shtëpie që ëndërronte ta blinte për jetën e tyre bashkë.

Në një intervistë të mëhershme, Damonte tregoi se ishte nëna e saj ajo që ndërpreu kontaktin mes të dyve, duke i ndaluar ta takonte më Jorge-n.


“Ishte një ndjenjë fëmijërie, e pastër, por mami nuk e pa kështu”, tha ajo me buzëqeshje.

Pas refuzimit të saj, Jorge u zhyt në studime dhe më pas ndoqi rrugën shpirtërore, duke u bërë prift në vitin 1969. Karriera e tij kishtare u ngrit me shpejtësi, derisa në vitin 2013 u zgjodh Papa i parë nga Amerika Latine, me emrin Françesku.

“Kur pashë që ishte zgjedhur Papë, mbeta e ngrirë para televizorit. Ishte Jorge, djali që dikur donte të martohej me mua”, kujtoi Amalia.

Papa Françesku do të mbahet mend për përulësinë e tij, përkushtimin ndaj të varfërve dhe thirrjet për paqe globale. Por prapa figurës së tij publike, qëndronte edhe një histori e thjeshtë dashurie – një kujtim i ëmbël nga rrugicat e Buenos Airesit, që ndoshta ndihmoi në formësimin e një prej liderëve më të dashur të kohës moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com