Arben Ahmetaj, duke folur për inceneratorin e Tiranës, ka thënë se po bën investigimet e tij.
Ai mbrojti Mirel Mërtirin, duke thënë se ia morën inceneratorin dhe u bë kokë turku.
Sipas tij, Mërtiri është njeri punëtor.
Ahmetaj tha edhe se koka e tij është në rrezik.
“Unë po bëj investigimet e mia, nëse do të ngelem gjallë në të tria shërbimet e duhura, unë e kam ndarë rrezikun që më vjen, nga kush më vjen, me emra konkretë, siç edhe juve ju ndikova.
Unë do të vazhdoj të investigoj nëse do të arrij se ku kanë shkuar ato para. Unë kam bindjen sot se Mireli Mërtiri nuk është pronar i incenearatorit të Tiranës.
Të investigohet se ku kanë shkuar, Mirel Mërtiri është i syrgjynosur me të pavërteta e të vërteta, nuk i gjykoj unë, vetëm për t’i martë Tiranën.
Po ta them, mund të ketë bërë gabimet e veta, nuk jam unë ta gjykoj, unë e kam njohur dikur njeri punëtor, por nuk jam këtu për Mirel Mërtirin.
Nuk i hyj unë, le të jetë aty ku te jetë në fatet e tij, ja boftë Zoti mbarë, ku di gjë unë punët e tij”, tha Ahmetaj.
/a.r