Historia e 30-vjeçares që braktisi foshnjën e saj në një bodrum, ka marrë tjetër rrjedhë, ndërsa detaje të reja dalin në dritë nga familjarët. Duket se gjithë historia është zhvendosur në një betejë mes vëllai dhe ish-të dashurit të vajzës, të cilët kanë pasur një miqësi mes tyre.
Ndërsa, vëllai tha se motra e tij është dehur dhe më pas abuzuar nga djali në fjalë, ky i fundit e mohoi, duke thënë se vajza kishte shkuar me dëshirë në hotel.
Përplasja në emision
Ish-i dashuri: Nuk kam fëmijë tjetër. Jam e lidhur me një të huaj. Kur kam ardhur këtu, partnerja ime ka qenë 7 muajshe shtatzënë. Nuk kam pasur marrëdhënie paralele me asnjë vajzë. Kur e kam njohur atë, i kam bërë të gjithave bllok. Kur kam njohur Gentën, i kam bërë bllok të gjithave. Nëna e saj e dinte se ajo ishte në hotel me mua. Kam telefonatën e asaj nate që ka marrë mamaja e vetë. Se goca fiku telefonin.
Vëllai i 30-vjeçares: Ai e ka dehur…e ka abuzuar. Ma ka thënë një shok. Ai që më thoshte mua vëlla s’mund të ma bëjë këtë gjë.
Ish- i dashuri: Ai e dinte shumë mirë që unë flisja me të motrën. Unë i kam treguar që në fillim. Nuk e kam alkoolizuar, ajo ka ardhur me dëshirën e saj.
Vëllai i 30-vjeçares: Nëse ai e ka abuzuar, ose do ta vras, ose do të më vrasi. Jo të më thotë mua; s’ma ndjen, jo kështu apo ashtu.