Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, edhe pse prej kohësh janë dhënë sinjale për bashkim, para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.
Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri në një intervistë televizive, ka treguar vijën e kuqë të grupimit të Lulzim Bashës. Sipas saj, negociatat me persona non grata dhe që akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv nuk do të bëhen asnjë herë. Për të tjerat shton Pampuri, dera e PD është e hapur.
Deputetja më tej thotë se kolegët e saj të Rithemelimit nuk janë të interesuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndaj dhe kanë krijuar amullinë e bashkëkryetarit.
Ndër të tjera, Pampuri tha se dënon edhe aksionin e opozitës në Parlament, për të cilat tha se janë në favor të mazhorancës, teksa hoqi një paralele e krahason atë me djegien e mandateve disa vite më parë.
“Nuk zgjidhen bashkëkryetarët në bazë të numrave sesa deputetë ka brenda një parti apo se sa ka brenda një grupimi tjetër. Bashkëkryetarët janë zgjedhur në bazë të partive, partia opozitare dhe partia në pushtet. Bashkëkryetarët janë zgjedhur janë Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Sa i takon anëtarëve, janë më shumë, përfaqësues të Rithemelimit. Sa i takon PD zyrtare është vetëm Alibeaj si bashkëkryetar dhe Kreshink Çollaku si anëtar, pjesa tjetër janë të Rithemelimit dhe të aleatëve. Unë nuk e kuptoj pse prevalon ky lloj debati ndërkohë që duhet të prevalonin propozimet sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor apo edhe një drafti të përbashkët që ta dorëzonim në komision, listat e hapura, vota për presidentin, votimi dhe numërimi elektronik
Debatin po e nxisin ata që nuk duan të ketë ndryshime në Kod Zgjedhor. Nëse do prevalonte nevoja për këto ndryshime padiskutim që nuk do grindeshin dhe të krijonin amulli për bashkëkryetarin por do uleshin dhe të bënim një draft të përbashkët. Fakti që nuk e duan këtë gjë, e zhvendosin vëmendjen për bashkëkryetarin.
Ne kemi shkuar në Parlament në një institucion ku diskutojet dhe qytetarët të dëgjojnë për problemte e tyre. Në momentin që votohet një buxhet për 7 minuta, qytetarët duhet të dëgjonin se ccfarë përmban ajo. Ne do jemi deri në fund institucional. Me konflikte të tilla krijohet amulli dhe nuk zgjidhin asgjë. Është njësoj si me djegien e mandateve. Nuk kanë djegur mandatet por kanë shkuar në Parlament dhe bëjnë rrëmujë.
Ne e kemi shprehur, vija e kuqe është non grata, personat që mbartin korrupsion pasiv dhe aktiv dhe qëndrimi i prerë pro SPAK, SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar. Këtë nuk e negociojmë. Këtë vijë të kuqe nuk e shkelim. Për të tjerat dera është e hapur dhe PD duhet të jetë më e madhe për vitin për 2025 dhe besoj se do të jetë.”, tha Pampuri./m.j