Nënë e bir vetëvriten në banesë, fillimisht grisën 20 mijë euro në kartëmonedha (nuk donin t’u linin asgjë trash

Ata grisën dhe shkatërruan 20 mijë euro, para kesh, e më pas vendosën t’i vetëvriteshin. Ngjarja ka ndodhur në Teolo , në provincën e Padovës, Itali, ku nënë e bir fillimisht shkatërruan trashëgiminë e tyre dhe më pas vdiqën nga asfiksimi prej monoksidit të karbonit, pas tymrave që prodhonte një sobë druri.

Të dy, nënë e bir, kishin vendosur të vet-flijoheshin duke mbyllur dyert dhe dritaret dhe duke ndezur sobën. Ata u gjetën rreth orës 9.45 të mëngjesit të së mërkurës nga teknikët e gazit, zjarrfikësit dhe policia, të alarmuar nga fqinjët pasi dëgjuan një shpërthim dhe erë të fortë gazi gjatë natës. Përveç trupave të tyre të pajetë, policia gjeti edhe kartëmonedhat e prera me vlerë totale prej 20 mijë eurosh. Sipas asaj që ndodhi, nënë e bir ishin izoluar nga të gjithë, përfshirë fqinjët dhe familjen. Prandaj zgjedhja për të shkatërruar trashëgiminë është bërë që ato të ishin të papërdorshme për trashëgimtarët sipas hetimeve të deritanishme. /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com