“Nënat vrasin fëmijët për t’i shkaktuar dhimbje babait”, eksperti: Jemi bërë të pandjeshëm si shoqëri, kemi psikopatë mes nesh…

Në një diskutim në Top Story, eksperti Ervin Karamuço dhe gazetari Ferdinant Dervishi për ngjarjen e rëndë në Shkodër, theksuan rëndësinë e institucioneve dhe policëve, ndërsa të dy mendojnë se ka një mungesë të ndjeshmërisë.

Pjesë e diskutimit u përfshinë edhe gazetaret Dorjana Bezat dhe Balina Bodinaku që sollën në vëmendje rëndësinë e mësuesit apo psikologut të vajzave, të cilat janë vetëmbytur me nënën dhe vëllanë e tij.

Karamuço: Ka një mungesë ndjeshmërie që e vëmë re. Prisja që Drejtoria e Përgjithshme të hapej në një mesazh ku forcat e policisë të shkonin drejt Shkodrës dhe të përforconte kërkimet, ndërkohë sot hapet faqja me disa motorë që do vihen në shërbim. Me ndjeshmërinë tonë duhet t’i ndryshojmë gjërat.

Dervishi: Kujtoj një rast të ngjashëm në Elbasan, që ishte ndarë nga bashkëshorti dhe e kishte lënë, kishte ikur jashtë shtetit. Ajo vret fëmijët dhe vret dhe veten, arsyeja ishte për t’i shkaktuar atij dhimbje. Unë mendoj që jemi një shoqëri që nuk i ofrojmë ndihmën e duhur këtyre rasteve nga shoqëria dhe nga shtetit, për të mos arritur në këtë ngjarje.

Në Fier një gjysmë rrugaçi mori një fëmijë dhe e vrau, kur doli ekspertiza kishe gjëra shumë më të rënda. Ajo çfarë na mbetet neve është të flasim pas. Problemi është si të zgjidhim një pjesë të këtyre gjërave pa na ndodhur. Polici i zonës duhet të kishte përgjegjësi, të mësojmë që një polic të procedohet penalisht që s’ka bërë punën e vet. Kemi filluar të bëhemi të pandjeshëm si shoqëri. Ai fëmija i dhunuar duhet të kishte dhënë shenja në shkollë.

Bezat: Vajza e dytë kishte probleme me artikulimi. Ishin në një shkollë private. Komunikimi që nëna kishte me ta ishte shumë e mirë, ishte nënë model.

Bodinaku: Mësuesi dhe psikologu duhet të kishte qenë një këmbanë alarmi

Dervishi: Edhe fqinjët duhet të reagojnë, jemi bërë të pandjeshëm. Kemi edhe psikopatë mes nesh. A nuk ka përgjegjësi aksush? Neve duhet të jemi më të përgjegjshëm si shoqëri.

Grida Duma: Nuk po ndodh ky ndërgjegjësim, a ka mundësi që të bëjmë rregullime ligjore?

Dervishi: Të fillojë te polici

Bezat: Nuk mund të mbajë përgjegjësi polici për dhunën psikologjike, se nuk do shkojë pas çdo burri

Dervishi: Kjo ngjarje e ka dridhur shoqërinë, kjo ngjarje t’u futet në vesh atyre që kanë probleme divorci që mos ia bëjnë fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com