Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në SHBA. Një 6 vjeçar vdiq pasi nëna e tij dhe i dashuri i saj e torturuan deri në vdekje. Prej vitesh ata e rrihnin, madje e gozhdonin edhe në mur për të abuzuar me të.
Elaina Rose Jennings, 25 vjeç, dhe Daniel John Giacchina, 32 vjeç, akuzohen për vrasjen e 6-vjeçarit, i cili u gjet pa ndjenja më 30 korrik, me plagë në të gjithë trupin.
Nga hetimet rezultoi se djali 6-vjeçar ishte rrahur shpesh. “Kemi zbuluar se Giancini e ka rrahur 6-vjeçarin në disa raste. Edhe pse ky abuzim ndonjëherë ndodhte ndërsa nëna e fëmijës ishte larg, ajo ishte e vetëdijshme për këtë dhe e miratoi atë pasi ndonjëherë e inkurajonte 32-vjeçarin të abuzonte me djalin”.
Madje, 25-vjeçarja dhe 32-vjeçari kishin vendosur një kamera për të parë se si vuante 6-vjeçari në “rrethimin” që ata i kishin krijuar. Vogëlushi mundohej të dilte nga ky rrethim, por në pamundësi për ta bërë këtë urinonte aty.
Nëna 25-vjeçare e 6-vjeçarit dhe partneri i saj 32-vjeçar tashmë po përballen me burgim të përjetshëm. Në fillim, ata u përpoqën që të fajësonin babain biologjik të 6-vjeçarit, por dëshmia e vëllait 4-vjeçar të viktimës zbardhi të vërtetën.
/a.r