Nëna e të arrestuarit për shfrytëzim prostitucioni: I thash djalit të mos ngatërrohej me vajzën

Policia e Maliqit ka arrestuar një 41-vjeçar dhe 26-vjeçar, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Marsel Baçi nga fshati Podgorie dhe Selam Hyka nga fshati Leminot të bashkisë Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare nga fshati Leminot.

Ka qenë nëna e 16-vjeçares ajo që ka denoncuar dy të dyshuarit për rastin madje, ajo shkon me tej kur thotë se numri i personave që kanë abuzuar me vajzën e saj është më i madh.

Ndërkohë, nëna e 26-vjeçarit është shprehur se ajo i kishte thënë djalit që të mos ngatërrohej me vajzën, madje kishte folur edhe vet me të.

“Marseli me atë vajzën nga Leminoti, ajo e merrte, i fliste. Ajo e kishte fajin vet, ka ngatërruar shumë çuna. Nuk ka bërë gjë Marseli, nuk kam djem të atillë, nuk kemi buke te hamë. Ja ku jetojmë me një dhomë. Vajza i shkruante edhe djalit tim tjetër, por ai e shau. Nuk ja zgjati. Ajo e tillë është. Të gjithë e shajnë. Ajo nuk është njeri. Marseli me ka folur për vajzën, i thashë mos u ngatërro, ai thoshte që ajo vet i shkruante. Unë fola njëherë me vajzën i thashë mos më ngatërro djalin. Ajo ja jepte adresën e Facebook-ut, numrin vet. Marseli është i pafajshëm. Të gjithë në Leminot e njohin”, u shpreh nëna e 26-vjeçarit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com