Nëna e partnerit të Gjeorgjia Muratit: Ndihem keq, a kam lindur një përbindësh?

Një ngjarje tragjike tronditi Selanikun ditët e para të vitit 2024, ku një 39-vjeçar në bashkëpunim me mikun e tij vranë një grua shqiptare.

41-vjeçarja Gjerogjia Murati u godit disa herë më thikë nga partneri i saj dhe miku i tij.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe nëna e 39-vjeçarit, i cili akuzohet për vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, i kërkon djalit të rrëfejë nëse e ka bërë.

Partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet për vrasjen e saj brutale, është në paraburgim në pritje të deklarimit të tij dhe i vetmi person që ka kërkuar të shohë është nëna e tij.

Të rrëfejë! Nëse e ka bërë le të rrëfejë… Të gjitha provat të çojnë atje … Një falje e madhe, e cila nuk mund t’i kërkohet në këtë moment, asaj nëne dhe vajzës 13-vjeçare që e la jetim pa nënë dhe nënën pa femijë…nuk arrij ta kuptoj, nuk mundem…Të qenit nënë… as nuk e di nese ka ngushëllim. As unë nuk jam në formë të mirë. Të lindësh një përbindësh? Nuk ka asnjë justifikim për këtë”, u shpreh nëna e 39-vjeçarit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com