Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK, ku pritet të merret në pyetje për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Gjykata e Posaçme vendosi vazhdimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra’ për Gjanën, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.
Ai është paraqitur në gjykatë edhe më herët, më 7 dhjetor për njoftimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.