Negociatat Bardhi-Çuçi/ Baçi: Kemi detyruar PS-në të na njohë. Kadilli: Lojë e pushtetit për të thelluar përçarjen

Baçi ka sqaruar takimin e përfolur në media në selinë e Kuvendit mes Gazment Bardhit, Bledi Çuçi, Mesila Dodas dhe Dashamir Shehit në drejtimin e kryeparlamentares Nikolla. Baçi thotë se nuk ka neogciata por është vetëm takimi i zakonshëm i kryetarëve të grupeve parlamentare.

‘Jemi në takim është një gjë, jemi në negociata tjetër gjë. Është një takim, në konferencën e kryetarëve të Kuvendit. Zonja Nikolla ka thirrur në një takim për të diskutuar si do të vijojë jeta parlamentare pas bllokimit që është bërë.

Është thirrur Çuçi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Mesila Doda dhe Dashamir Shehi. Pra janë kryetar të grupeve parlamentare. Ka dhe një njohje defacto të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së të udhëhequr nga doktor Berisha, pra Gazment Bardhit.

Nikolla është detyruar nga faktet të thërras zotin Gazment Bardhi dhe të njoh Partinë Demokratike të vërtetë dhe të mos kërkojë falsitete. E kemi detyruar PS-në të na njohi.’, shprehet Baçi.

Ndërsa për Kadillin kjo është një përpjekje e mazhorancës për të thelluar përçarjen në opozitë.

Këto lojëra tregojnë përpjekje e pushtetit për të thelluar më shumë përçarjen.’, thotë Kadilli./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com