‘Në Velipojë do të ndërtohet një resort cilësor’/ Kumbaro: Kemi propozime për investime hotelesh në…

Ministria Mirela Kumbaro, e ftuar ne ‘Real Story’ foli për planet e reja lidhur me turizmin në vendin tonë.

Sipas saj, në projeksionet e ardhshme janë ndërtimi i një projekti shumë cilësor në zonën e Velipojës dhe gjithashtu përmendi disa propozime për investime luksozë në Pogradec, Korçë dhe Gjirokastër.

“ Ne kemi miratuar një projekt të realizuar nga Stefani Boeri në zonën e Velipojës, midis Velipojës dhe Ranës së Hedhur. Një resort i ri, që do ndërtohet në vitet në vijim, një projekt shumë cilësor ku respektohen kriteret e ekoturizmit. Do të jetë cilësor, nga projektimi duket i një niveli shumë të lartë, tashmë një brand ndërkombëtar. Investimet e deritanishme kanë shkuar atje ku e kanë tregun më të siguruar, po kështu kemi propozime për investime hotelesh shumë luksoze në Pogradec dhe Korçë.

Kemi një tjetër projekt në Gjirokastër shumë kompleks dhe cilësor, resorte që vijnë me program me aktivitete sportive, kulturore për ta mbajtur klientin sa më gjatë. Për pushuesit shqiptarë, për kaq sa ne jemi kemi mjaftueshmë struktura akomoduese të nivelit mesatar. Ndërkohë që ka një arsye pse qeveria që në 2017 e ka futur në të njëjtin portofol turizmin dhe mjedisin sepse jemi nje territor i vogël dhe nuk mund të ecim vetëm me ndërtime hotelesh masive, ndërkohë nëse flasim për 11 milionë turistë, nuk mund të flasim vitin tjetër për 20 milionë sepse nuk i përballojmë.

Por turistë që qëndrojnë më gjatë dhe paguajnë më shumë dhe duan shërbimin e infrastukturës, jo ta ketë aeroportin 4 orë larg destinacionit, do parametrat e rrugës, do standartin e hotelit të siguruar. Që ne të tërheqim këtë lloj turisti, por ai turist që vjen dhe paguan 500-1000 euro në ditë në aktivitete të nivelit të lartë, ai siguron punësim, por edhe siguron kostot që na duhen për ta mbajtur. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com