Në Shqipëri ka më pak pyje! Zjarret dhe prerjet ulën me 18% sipërfaqen e gjelbër në një vit

Në Shqipëri ka më pak pyje. Zjarret dhe prerjet e paligjshme nga njëra anë dhe mos-mbjellja e bimëve të reja nga tjetra nga tjetra po tkurrin nga viti në vit sipërfaqen e gjelbër të vendit. Nga mbi 1,1 milionë hektarë deri në 2022-shin, vitin e shkuar hapësira me pisha, lisa, dushqe apo shkurre u kufizua në më pak se 970 mijë hektarë.

Në Shqipëri ka më pak pyje! Zjarret dhe prerjet ulën me 18%

Në rënien me 18 për qind të hapësirës pyjore, ndikim ka pasur edhe fakti se nuk është përllogaritur sipërfaqja e fondit pyjor dhe kullosor që ndodhet brenda zonave të mbrojtura. Të dhënat nga INSTAT tregojnë ndërkohë se pjesa më e madhe  sipërfaqes me pyje në vend përbëhet nga drutë fletorë, ndjekur nga shkurret dhe ata halorë.

Në Shqipëri ka më pak pyje! Zjarret dhe prerjet ulën me 18%

Bashkë me tkurrjen e sipërfaqes, në rënie rezulton edhe vëllimi pyjeve. Nga rreth 55 milionë metër kub deri në 2022-shin, gjatë vitit të shkuar vëllimi i përgjithshëm i pyjeve u tkurr në pak më shumë se 53 milionë metër kub.

Në Shqipëri ka më pak pyje! Zjarret dhe prerjet ulën me 18%

Volumi është treguesi më domethënës i situatës në pyje, që prej vitesh pëson tkurrje, si pasojë e shfrytëzimit pa kriter, djegieve apo prerjeve në mënyrë të paligjshme të qindra mijëra hektarëve çdo vit. Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, në harkun e viteve 2017-2023, 134 persona janë proceduar penalisht me akuzën e zjarrvënies së qëllimshme të pyjeve. Nga ana tjetër, të dhënat nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore tregojnë për një numër tejet të ulët të personave të dënuar. Vetëm 2 në 6 vitet e fundit!

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com