Në pritje të vendimit të Apelit, Beleri hap tjetër betejë në Gjykatën e Lartë

Teksa Gjykata e Apelit është tërhequr për të marrë një vendim përfundimtar për Alfred Belerin, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës e së fundmi edhe europarlamentar grek, ka hapur një tjetër betejë në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë ka regjistruar rekursin e Belerit kundër një vendimi të SPAK për të mos hetuar një kallëzim të bërë prej tij.

Bëhet fjalë për vendimin e 3 gushtit 2023 të SPAK për “mosfillim procedimi penal”, për kallëzimin e bërë nga Beleri për “falsifikim” dhe “shpërdorim të detyrës”. Në kallëzimin e tij, kryebashkiaku i zgjedhur pretendonte falsifikim të dy akteve që ndodheshin në dosjen hetimore ndaj tij, dëshminë e penalitetit dhe regjistrin e procedimeve penale te Prokurorisë së Vlorës. Vendimmarrjen e SPAK për të mos nisur hetim penal, Beleri kundërshtoi fillimisht në Gjykatën e Posaçme e në Apel dhe së fundmi në Gjykatën e Lartë.

Provat e falsifikuara në dosje dhe ato të pavlefshme ligjërisht u pretenduan nga Beleri edhe në seancën e së enjtes në Apelin e Posaçëm, ku kundërshtoi dënimin e Shkallës së Parë me 2 vjet burg për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”. Vendimi përfundimtar në Apel do të shpallet me 25 qershor.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com