Aktori i njohur Bujar Asqeriu shprehet se ndarja nga jeta e Mirush Kabashit është një humbje e madhe për të gjithë dhe teatrin.
” Humbëm një artist të madh që me punë la gjurmë të mëdha në artin teatral dhe kinematografik. Një humbje e madhe për të gjithë. Ishte aktor i rrallë tragjiko komik. Me figurën e Sokratit na nderoi në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Asqeriu në Report tv.
Në poezi ishte mbret, tha Asqeriu për aktorin e ndjerë.
“Në poezi ishte mbret. E dashuronte poezinë në mënyrë të mahnitshme. Unë që rrija shumë kohë me të.
Në çdo event që shkonim ai merrte dhe diskun e muzikës që do të shoqëronte me të. Vargjet e Ali Asllanit. Mitrush Kutelit, Ali Podrimës tingëllonin në mënyrë magjike në gojën e tij” , tha aktori.