Në mes të tensioneve të përshkallëzuara, vazhdon evakuimi i shtetasve të huaj nga Libani

Në mes të tensioneve të përshkallëzuara mes Izraelit dhe Libanit, vijon evakuimi i shtetasve të huaj nga Libani. Ditët e fundit 200 shtetas kinezë u evakuan nga ky vend .

Grupi i parë i përbërë nga 69 shtetas kinezë dhe anëtarë të huaj të familjeve të tyre u nis me anije, që mbërriti në Qipro të martën.

Grupi i dytë, i cili përbëhej nga 146 shtetas kinezë dhe pesë të huaj, u kthye të mërkurën në Pekin me një aeroplan me qira, bën të ditur “CGTN”.

Konservatori i Lartë Kombëtar Libanez i Muzikës, i financuar nga qeveria kineze pranë kryeqytetit të Libanit, Bejrut, shërbeu si pikë grumbullimi i përkohshëm për të evakuuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com