Në kuadër të operacionit policor të koduar “Prova” është vënë në pranga 23-vjeçari me iniciale S.K., në automjetin e të cilit gjetën një qese me 100 fara dhe një sasi lënde kanabis.
Gjatë këtij operacioni, në një vendparkim automjetesh, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë të riun të cilit iu gjet në makinë lënda narkotike.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar kanabis sativa.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë kanabis, qindra doza të kësaj lënde dhe 100 fara kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/a.r