Në kohën e vendin e gabuar, del foto e çifti Basha që u gjet në mes të atentatit mafioz në Dobraç, prindër të tre fëmijëve

Çifti Flutura dhe Bashkim Basha u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar gjatë atentatit mafioz një ditë më parë në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur u përplasën nga makina ku gjendeshin Hamza Licit dhe Arlind Bushati drejt të cilëve po qëllohej me breshëri automatiku.

Makina tip Benz me të cilën po udhëtonin përplasi çiftin pas humbjes së kontrollit.

Gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë, ndërsa burri ndodhet ende në spital, në gjendje kritike për jetën.

Hamza Lici gjithashtu ndërroi jetë në vend, kurse Arlind Bushati disa orë më pas në spital, pasi mori një plumb në kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com