Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

-I akuzuar në Kosovë për trafikim personash, vihet në pranga në lagjen nr.13, Durrës, me qëllim ekstradimin, Dodë Rica, pronar i rrjetit të klubeve ‘Strip Club Shqiponja’.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar 47- vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim personash”.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit Dodë Rica.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com