Mediat italiane kanë zbuluar emrin e kreut të grupit kriminal që u shkatërrua nga policia italiane, në një operacion antidrogë të zhvilluar gjatë muajit mars.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 1.6 kg marijuanë dhe 190 gram heroinë dhe u arrestuan 12 persona shqiptarë, italianë dhe domenikanë.
Kreu u bandës kriminale është një shtetas shqiptar. Bëhet fjalë për Asad Bashlin, rreth 27 vjeç, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
Corriere del la Sera ka zbuluar edhe disa emra nga natëarët e bandës krimianle. Ata janë Indrit Idrizi, 40 vjeç person i afërt me Bashlin, Gentian Dabati, 40 vjeç, Megi Dabati, 26 vjeç, Altin Abdija, 40 vjeç si dhe një 20-vjeçar, i cili babain e ka maroken dhe nënën nga Shkodra.
/a.r