Një 28-vjecar shqiptar, i kërkuar nga Interpoli, është ndaluar dje në pikën kufitare “Dolno Bllacë” nga policia e Maqedonisë së Veriut.
“Dje pasdite në orën 14.20, punonjësit e policisë kanë ndaluar A. L 28 vjec i ardhur nga Shqipëria në portën kufitare të Dolno Bllacës, pasi në këqyrje është konstatuar se me kërkesë të Ministrisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare ishte në kërkim me urdhër kërkimi ndërkombëtar. Bashkëpunim – Interpol”, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Ai i është dorëzuar punonjësve të Komisariatit të Policisë Kisella Vodë për procedura të mëtejshme dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori.