Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO…

Finalizohet nga autoritetet britanike, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, operacioni policor i koduar “Another”. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edison Muceku.

GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për këtë shtetas për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

“Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet nga autoritetet britanike, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, operacioni policor i koduar “Another”.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edison Muceku, 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në formë të veçantë dhe në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com