Në kërkim me vendim të SPAK/ Shoqërohen në policinë e Dubait, Durim dhe Valter Bami

Vëllezërit Durim e Valter Bami janë shoqëruar nga autoritetet policore të Dubait. Lajmi konfirmohet nga burime jozyrtare, ndërsa aktualisht Dubai nuk ka njoftuar autoritetet tona në mënyrë zyrtare.

Burime bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në ditët e fundit për vendqëndrimin e dy vëllezërve në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët dyshohet se janë gjetur.

Aktualisht, me vendim të SPAK, në kërkim rezulton Durim Bami, në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Sipas dosjes efektivi i RENEA-s, Altin Morina rezulton se kishte bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.

Besohet se më shumë se 18 vete ishin vene ne ndjekje për të vrarë dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami. Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 21 janë arrestuar, 29 janë akoma në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen.

Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com