Në hetim parlamentar edhe ministrat e Berishës? Vokshi: Jemi gati, por…

Albana Vokshi, kryetare e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” në A2 CNN deklaroi se Partia Socialiste “është e qartë që nuk e do komisionin hetimor parlamentar”, pasi, sipas saj, “po vazhdon qasjen bllokuese”.

“Është e qartë që Edi Rama dhe Partia Socialiste nuk e duan komisionin hetimor parlamentar. Po vazhdojnë qasjen e tyre bllokuese ndaj komisionit për koncesionet në shëndetësi”, tha Vokshi.

Kur u pyet nëse opozita do të pranojë që objekt i komisionit të jenë edhe të gjithë ministrat e Shëndetësisë që nga viti 2006, ku më shumë janë ministra të qeverisë Berisha, Vokshi u përgjigj:

“Është jashtë objektit të këtij komisioni, që është ngritur dy koncesione. As unë, as kolegët e mi nuk kemi tagër për të ndryshuar objektin e miratuar në seancë. Kufiri i hetimit është dita e parë që ka nisur puna për hartimin e koncesioneve, miratimin e procedurave tenderuese të koncesioneve dhe implementimi deri në ditët e sotme. Nëse duam të hetojmë periudhën që nga viti 2006, PD është e gatshme për të ngritur komision tjetër”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com