Në gjendje të dehur qëlloi me armë zjarri, arrestohet 34-vjeçari në Kamëz! Armën e hodhi në…

Një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në rrugën “Xhorxh Bush” në Kamëz. Muharrem Peti ka qënë duke lëvizur me makinë kur ka qëlluar në ajër dhe më pas armën e ka hedhur në lumë në Laknas.

Sipas Policisë së Tiranës, 34-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe tashmë ka rënë në pranga. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

“Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti dhe më pas e hodhi armën në një lumë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Vijojnë kontrollet e pandërprera për gjetjen e armës së zjarrit. Sekuestrohet automjeti në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Xhorxh Bush” një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri nga mjeti me të cilin qarkullonte, menjëherë organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve të shpejta dhe profesionale u kapja dhe arrestimi i shtetasit Muharrem Peti, 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër, me armë zjarri pistoletë, pas mesnatës, në rrugë, dhe më pas e ka hedhur në një lumë në Laknas. Nga të shtënat nuk ka patur dëmtime”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com