Të gjithë njerëzit e Sali Berishës mbushën një natë më parë studiot televizive për të sulmuar SPAK-un, mazhorancën dhe ambasadat perëndimore. Nga krahasimet që janë bërë ka spikatur ai i gazetarit të PD, Bledian Koka. Në Top Story ai tha se duhet të ngrihen dyshime mbi Prokurorinë e Posaçme, mbi mënyrën se si po e trajton këtë çësthje.
Besojeni apo jo, por ai u shpreh se ndaj Berishës po bëhet një krim kundër njerëzimit pasi është i moshuar.
“4 vite ka zgjatur hetimi për Berishën. Krim kundër njerëzimit, të mbash një 80-vjeçar në arrest shtëpie. Këtu ka pikëpyetje, mos po i shërben politikës. Për mua SPAK ka dështuar”, u shpreh gazetari.
Tani pyetja shtrohet, a di gazetari në fjalë se Sali Berisha futi në burg ish-shokët e partisë së tij, nga Shefqet Peçi te Haxhi Lleshi të moshave 90 vjec e lart?
javanews /a.r