Ka ndërruar jetë në QSUT, i dënuari Fotaq Zaharia. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 64-vjeçari Zaharia ndërroi jetë mëngjein e kësaj të hëne (26 gusht) në Reanimacionin e QSUT.
I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT më 16 gusht për kujdes të specializuar.
“I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024.
I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes”, thuhet në njoftim.
/a.r