Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe për të pandehurit e tjerë.
11 persona janë marrë të pandehur ndërsa për njërin prej tyre, Meri Semini është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes.
Kujtojmë se ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.
E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.