Ish-zyrtari i Policisë, Erzen Brecani është paraqitur sot në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.
Burime bëjnë me dije se ai ka deklaruar para togave të zeza se është në burg për shkak të djalit, të cilin sipas tij e ka këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme, në këtë rast trafikun e drogës.
“Jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar te mos merret me gjera te paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk di konkretisht çfarë ka bërë. Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz te botes se krimit”, mësohet të ketë deklaruar Breçani para trupës gjykuese.