Në arrati prej 4 muajsh, pse Arben Ahmetaj nuk është përjashtuar nga grupi i PS? Përgjigjet Çuçi

Ndonëse ka 4 muaj në arrati, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj zyrtarisht figuron pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Teksa është pyetur pse ende nuk është përjashtuar, kreu i grupit mazhoritar, Bledi Çuçi u shpreh se është e nevojshme që Ahmetaj të jetë prezent.

E keni përjashtuar zotin Ahmetaj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste?

Bledi Çuçi: Jo!

Keni ndërmend ta bëni apo nuk është standardi i njëjtë që aplikoni? Cila është arsyeja që nuk e keni përjashtuar?

Sajmir Tahirin e keni përjashtuar pa u dënuar fare..

Bledi Çuçi: Po patjetër, po Saimir Tahiri ka qenë prezent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com