Mbrëmjen e së hënës, produksioni i ‘BBV3’ vendosi banorët përballë një sfide. Ata duhet të bënin një zgjedhje, të qëndronin ose pa ujë ose pa ushqim ose pa gjumë.
Zgjedhja e tyre ishte të qëndronin pa ujë,deri në një njoftim të dytë prej produksionit, por kjo sfidë u prish prej Meritonit, i cili u hodh në pishinë, gjë që ishte e ndaluar dhe prishte rregullat e sfidës.
Menjëherë pas kësaj, banorët e tjerë kanë patur reagime jo të mira ndaj Meritonit, e ndërsa një prej tyre ka reaguar tepër ashpër ndaj tij.
Bëhet fjalë për Erjolën e cila është përplasur ashpër me Meritonin duke i hedhur lëngun në fytyrë.
‘Tallesh me buxhetin tonë? Lahu tani, ndyrësirë. I ndyrë. Idiot, tallesh me bukën tonë.’- është drejtuar Erjola ndaj tij.